Ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ajo, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike.
Sipas ministres, KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar
“Nuk ankohem dot për shiun pas MIE mezi pret të mbushet kaskada e Drinit. Në tre ditët e ardhshme do kemi reshje në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët të kenë kujdes. Moti do përkeqësohet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kemi bërë të mundur që të gjitha akset të jenë të aksesueshme. Përveç akteve për shpronësimet kemi kaluar dy akte të rëndësishme. Akti i parë ka të bëjë me një ndryshim për miratimin e planit elektro-energjetik që parashikon ndryshimin e disa indikatorëve. Për tërmetin, pandeminë dhe krizën energjetike. Këto faktorë kanë sjellë rritje te konsumit dhe ulje të pagesave.
Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës. Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike. Qëllim është mirë koordinimi mes operatorit të shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë”, tha Balluku./albeu.com