Balluku firmos marrëveshjen me sekretarin gjerman, mbi 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar patentat

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku së bashku me sekretarin Parlamentar tw Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic kanë firmosur ditën e sotme marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se mbi 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë.

“Gjatë 2019-2021 më shumë 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë”, tha Balluku./albeu.com