Balluku: Bizneset në Shqipëri konkurrues, hapin vende pune dhe kthejnë emigrantët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se klima e biznesit në Shqipëri është më e favorshme, ndërsa në të ardhmen sipas saj, ata do të jenë promotorë për kthimin e emigrantëve.

Balluku mori pjesë në Konferencën Biznes 2030, organizuar nga Ambasada e Suedisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Balluku: Shqipëria është sot një vend konkurrues për hapjen dhe zhvilimin e një biznesi. Si e tillë, ajo ofron mundësi për shumë investitorë brenda dhe jashtë vendit, njëherazi hap edhe një dritare për kthimin e emigrantëve. Ky është një nga argumentet kryesorë që diskutohet në tryeza se si do të vazhdojë jo vetëm në Shqipiëri, por në të gjithë Ballkanin, se si do të vazhdojë fluksi i emigracionit

Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, biznesi privat ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë, pasi ai është motor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Balluku: Qeveria shqiptare synon të inkurajojë investimet në sektorin privat për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të zhvillimit, veçanërisht duke përshpejtuar rritjen e sektorin privat dhe duke krijuar vende të reja pune që janë synimi ynë kryesor./Albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 14:33