Balluku bën paralajmërim e frikshëm: Çmimi i energjisë mund të rritet me 20-fish

Në deklaratën për shtyp të paradites së kryeministrit Edi Rama në të cilën po diskutohen impaktet e luftës në Ukrainë në rritjen e çmimeve sidomos të energjisë dhe naftës në vendin tonë.

Nëse për naftën kryeministri është shprehur se e ka të pamundur të ndërhyjë pasi është një sektor komplet privat, për çmimin e energjisë  është shprehur se deri më tani qeveria  po e mban me dhëmbë në vend, por jo edhe për shumë kohë.

Në fjalën e saj, minitrja Balluku bëri paralajmërin e frikshëm se çmimi e energjisë sot është 500 euro për MW/h, por ky nuk është tavani pasi në ditët e ardhshme mund të shkojë edhe në 1.000 euro për MW/h.

“Dje bursa energjitike të cilës ne i referohemi ka arritur për herë të parë një çmim rekord prejh 550 euro. Për të thënë të drejtën ky është çmim i paralajmëruar, edhe sekretariati i energjisë i vendosur në Vjenë ka paralajmëruar se do ketë në rritje të çmimeve deri në fillim  të verës. Lajmi i keq është se nuk do të jetë ky tavani, por do të ndryshojë duke u rritur edhe deri në 1.000 euro për MW/h. Dua t’ju kujtoj se MW/h një vit më parë kushtonte 52 euro, 68 euro apo 70 euro në maksimum,” tha ndër të tjera Balluku. /albeu.com