“Ballkani i Hapur” Rama: Do vazhdojë pavarësisht kundërshtive, kush i kundërvihet do zhgënjehet

Gjatë konferencës së përbashkët me liderët e Ballkanit kryeministri Edi Rama ka folur për mikpritjen e në Ohër.

Gjithashtu ai theksoi se “Ballkani i Hapur” do të vazhdojë pavarsisht kundërshive që mund të hasen dhe ata që do i kundërvihen do të zhgënjehen.

Rama: Faleminderit për mikpritjen dhe atmosferën pozitive të krijuar këtu. Faleminderit të gjithë atyre që morën mundimin të jetën këtu. Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e tre njerëzve dhe nuk është më një punë e tre njerëzve. Sot Ballkani i Hapur është i të njerëzve dhe do vazhdojë të jetë  gjithnjë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në |Ohër me makinë për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan Korridor i i Gjelbër i Ballkanit të Hapur që për gjithë ata që transportojnë produktet e punës do të thotë një çlirim i madh nga muret e rrëzuar dhe nga muret e hapura për të lëvizur më shpejt e për të mos humbur kohë./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 15:46