Ballkani goditet nga një tjetër tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Një tjetër tërmet ka goditur Rumaninë gjatë ditës së sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.3.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra nga qyteti i Targu Jiu.

Kjo është dita e katërt që Rumania lëkundet herë pas here nga tërmetet, ku më i foti ka qenë me magnitudë 5.5.

Lëkundjet e sotme kanë frikësuar qytetarët pasi janë ndier shumë.

“Ishte mjaft i fortë, krevati dhe dritarja dridhej”, “Isha ulur në shtrat dhe papritmas u zhvendos”. Ishte mjaft e zhurmshme, dritaret dridheshin”, janë disa nga komentet në faqen e internetit të EMSC.

/AlbEu.com/


Shtuar 17.02.2023 12:46