Lëkundje të fuqishme në Filipine, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka tronditurr të mërkurën Filipinet.

Tërmeti u regjistrua në veri të Luzonit, ishullin më të populluar të vendit, në orën 8:43 të mëngjesit me orën lokale, sipas USGS. Agjencia fillimisht e përcaktoi tërmetin me magnitudë 7.1, dhe më pas në 7.0.

Epiqendra e tij ishte rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit të vogël Dolores, provinca Abra, me një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) tha se qytetarët duhet të përgatiten për çdo pasgoditje, por shtoi se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami. Abra është një rajon pa dalje në det i njohur për luginat e thella dhe terrenin malor.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në ndërtesat. Presidenti i Filipineve, Ferdinand “Bongbong” Marcos Jr. urdhëroi një dërgim të menjëhershëm të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës në Abra./albeu.com