Balla takim me kreun e KLP, çështjet që diskutuan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Alfred Balla.

Takimi, sipas Ballës, kishte fokusin në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/617730677207832

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.

Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.


Shtuar 8.09.2023 08:29