Taulant Balla “shtrëngon në gji” të moshuarin, djali i komenton në Facebook: M’ja ule kokën babës

Jemi në prag fushate dhe PS me në krye Edi Ramën e kanë vendosur që do ta kërkojnë me ngulm një mandat të tretë.

Dhe për të siguruar këto vota ata nuk kanë ndërmend të ndalen.

Ditën e djeshme Taulant Balla, një nga figurat më pranë Ramën në PS ka vizituar Kuturamin, fshat në Librazhd, ku është takuar me shumë qytetarë.

Madje ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku përqafon fort një të moshuar.

Djali i të moshuarit që ka përqafuar Balla, ka komentuar në këtë fotografi ku me ironi i thotë Ballës se ia ka ulur kokën babait të tij, por të paktën të bëjë ndonjë gjë për të. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.03.2021 12:18