Balla për Berishën: Po përdhunon foltoren e Kuvendit, të mos flasë më

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që kreu demokrat Sali Berisha mos flasë më në Foltoren e Kuvendit. Duke iu referuar bashkëpunimit PD-PL, Balla tha se dyshja Meta-Berisha nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë.

Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve. Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësi. Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit”, tha Balla.


Shtuar 31.10.2022 20:19