Balla nxjerr faturën e pazarit: Jo të gjithë i ndjejmë efektet e rritjes së çmimeve, ndaj nuk e ulim TVSH

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhuruar show ditën e sotme duke bërë pazar në një market, dhe në profilin e tij Facebook, ka nxjerrë faturën e ushqimeve të blera.

Në postim Balla shkruan se qeveria nuk ka ndërmend të heqë apo të ulë TVSH-në për produktet e shportës, pasi jo të gjithë e ndjejnë rritjen e çmimeve

Postimi i Ballës:

LUFTA NË UKRAINË KA PASOJA

Përmes Paketës së Rezistencës Sociale, ne kemi marrë masat që goditja nga kriza e çmimeve në tërësi të mos dëmtojë shqiptarët më në nevojë.

Qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë në muaj, për tre muaj rresht, rritjen e çmimeve të shportës për pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

Une nuk jam dakord me ata që thonë hiqni apo ulni TVSH e mallrave të shportës. Është e thjeshtë pse. Efektet e rritjes së çmimeve të shportës ushqimore nuk i ndjejmë të gjithë njëlloj. Ata që paguhen më pak i ndjejnë më shumë pasojat e luftës. Prandaj ata duhen ndihmuar direkt me një mbështetje cash, aq sa është edhe efekti i rritjes së çmimeve. Ata që paguhen më shumë të paguajnë sipas çmimeve të tregut.

Shtuar 26.03.2022 18:37