Balla mirëpret Sveçlën: Falë nënshkrimit të 26 marrëveshjeve mes dy ministrive kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Ministri i Jashtëm Taulant Balla ka pritur sot në një takim homologun e tij nga Kosova Xhelal Svelça.

Balla nënvizoi se përmes 26 marrëveshjeve, në fushën e mbulimit të dy ministrive sot ka një bashkëpunim të shkëlqye në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj”, shkruan Balla.

 


Shtuar 28.10.2023 16:21