Balla inspektim në Kapshticë: Të rritet numri i sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse

Teksa dita ditës rritet numri i personave që kalojnë kufirin me Greqinë, ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Ministri kërkoi rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.

“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri.

Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.


Shtuar 27.04.2024 12:47