Balla i “lë topin” Damian Gjiknurit në Elbasan, përshëndetet me dashamirësit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim falenderimi dhe përshëndetjeje me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit.

Takimi u zhvillua në kuadër të përfundimit të mandatit të tij si drejtues politik i qarkut të Elbasanit dhe kalimit të tij si drejtues politik në Fier.

Kujtojmë se Balla me vendim të kryeministrit Edi Rama u zhvendos si drejtues politik në Fier. Ndërsa vendin e tij në Elbasan e zuri, Damian Gjiknuri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan! Falenderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe gratë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 19:58