Babë e bir nga Shqipëria bëjnë për spital bariun pakistanez

Mediat në Greqi raportojnë se dy persona shqiptarë, babë e bir kanë dhunuar me shufra hekuri një bari nga Pakistani. Ngjarja ka ndodhur në zonën Magnezia, pasi bariu tentoi të kalonte tufën me bagëti në një shteg pranë shtëpisë së tyre.

Babë e bir e goditën 28-vjeçarin me shufra hekuri në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosur, bariu arriti që të shkonte pranë kolegëve të tij në stan, të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në spital.

Policia që është në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar. Sipas dëshmive, 45-vjeçari shqiptar ka pasur edhe konflikte të tjera, me pretendimin se aty është zona e tij.


Shtuar 28.07.2021 23:32