Babë e bir humbën jetën në biznesin e tij, deputeti Bujar Çela i rikthehet politikës

Deputeti i Lushnjes Bujar Çela, u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 Mars, i është kthyer aktivitetit të tij politik. Ai ishte i pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS-së.

Nga shpërthimi i 1 Marsit 2024, humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti Çela.

Ky i fundit, iu nënshtrua dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Prokuroria e Fierit, ngriti pretendimet për elementë të veprës penale për 3 akuza ndaj ligjvënësit socialist si ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.

Nga hetimet e deritanishme, shpërthimi erdhi nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin viktimat babë e bir Roland dhe Elidon Hoxhës, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë, që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.


Shtuar 8.04.2024 15:17