Babai u mbyt me djemtë e mitur, flamujt e kuq vendosen pas tragjedisë në plazhin e Kavajës

Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet.

Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta.

Babai me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës.

Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.

Burime bëjnë me dije se babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H  50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 9.07.2023 16:48