Babai po punonte në oborrin e shëpisë, djali 3-vjeçar bie dhe mbytet në pishinë

Foto ilustruese

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin e Kretës në Greqi ku një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte.

Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda.

Vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com