Babai i Aldi Ramës bën akuzën e fortë: Djalin ma vrau policia, nuk e fal gjakun!

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga krimi i rëndë në Lezhë ku i riu Aldo Rama qëlloi për vdekje Saimir Hoxhën dhe u arratis për të kryer vetëvrasje në pyjet e zonës.

I riu luftoi për jetë disa orë në spital por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda në kokë.

Disa ditë pas ngjarjes, Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha  ka deklaruar se do të marrë hak për të birin duke bërë akuzën e rëndë.

“ E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil…”- tha ndër të tjera babai i 21-vjeçarit.

Babai i Ramës këmbëngul për fax news, se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

Rufan Rama: Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja? A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil. /albeu.com/

 


Shtuar 19.10.2021 15:00