Babai i 7 fëmijëve dënohet se abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor

H.M dhe Sh.H janë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, pasi e kanë detyruar viktimën D.SH për të kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, duke shfrytëzuar “ndjeshmërinë e saj për shkak të aftësisë mendore të zvogëluar esencialisht (e koduar në sëmundjet ndërkombëtare F-71.0- (ICD-10)), kështu përshkruhet në aktgjykimin e Gjykatës së Pejës.

Siç thuhet në aktgjykim, nga 5 shkurti e deri më 7 shkurt të vitit 2020, i akuzuari H.M, baba i shtatë fëmijëve, në banesën e tij, pa pëlqimin e viktimës, ka kryer marrëdhënie seksuale,

Rasti ishte raportuar në Polici më 7 shkurt, pasi viktijma kishte dalë për të blerë bukë dhe ishte takuar me vëllëzërit e saj afër banesës së të akuzuarit H.M./

Kur viktima kishte dalë për të blerë bukë më 7 shkurt 2020, ishte takuar me vëllezëit e saj afër banesës së të akuzuarit H.M dhe rasti ishte raportuar në polici. Me këtë rast, sipas Gjykatës së Pejës, i akuzuari H.M ka kryer veprën penale të dhunimit.

Ndërsa i pandehuri tjetër Sh. G., është shpallur fajtor për të njëjtën vepër penale, me burgim prej 6 viteve e 6 muajve./express