Babai harron vajzën në makinë gjithë ditën, humb jetën 1-vjeçarja

Një vazjë 1-vjeçare u gjet e vdekur në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës.

Sipas medieve italiane, babai, i cili është punonjës policie ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë fëmijën me vete për ta lënë në kopsht.

Gruaja e tij duhej ta merrte pasdite.

Por kur gruaja mbërriti i mësueset i shpjeguan se vajza e saj nuk ishte paraqitur në shkollë.

Puna e burrit të saj ndodhej pranë kopshtit. Me sa duket, kur babai ka parkuar jashtë kopshtit, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që ai të qëndrojë brenda për orë të tëra. Si pasojë vogëlushja gjeti vdekjen brenda makinës.

Momenti tragjik ka ardhur kur nëna duke dalë nga kopshti ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën brenda. Me ndihmën e një kalimtari ajo thyeu xhamin dhe nxori fëmijën, por ishte tepër vonë pasi fëmija kishte vdekur./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 08:25