AXHENDA/ Presidenti italian në Tiranë, sot pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Ditën e sotme presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka vizituar ditën e djeshme Shqipërinë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të vendit tonë.

Vizita e tij në vendin tonë do të zgjasë rreth 2 ditë.

Mattarella sot do të pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10.00.

Pas takimit, mes dy Presidentëve pritet të ketë edhe një deklaratë për median.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Po ashtu presidenti do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian./albeu.com/