Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë sot dhe nesër (15-16 gusht) një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik.
Vizita e Begajt do të behët me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas agjendës, fillimisht Begaj do takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit të dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët.
Më pas, në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Dhe në orën 13:00 ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45.
Begaj do të bëjë homazhe edhe në varrezat e familjes Jashari në orën 16:35.
Agjenda e plotë:
E hënë, 15 gusht 2022
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.
15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.
16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.