Avokati merr në mbrojtje gjykatësen me Tik Tok: Femra po nuk u tund një çikë, nuk është femër! (VIDEO)

Videot e kryetares së Gjykatës së Krujës në Tik Tok po bëjnë xhiron e rrjetit duke detyruar edhe ILD të marrë nën hetim Kapedanin për thyerje të kodit të Etikës.

Publikimi i këtyre videove është komentuar mbremjen e djeshme në “Opinion” ku avokati Saimir Vishaj ka bërë një koment seksist ndaj femrave.

Vishaj po komentonte videot që u bënë “hit” në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës “Mafia”.

Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të tundet sepse nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk quhet femër.

“Femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Nuk është mashkull ajo tani”- tha Vishaj, teksa komentonte në studio. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.06.2021 13:34