Avioni rrëzohet nga moti i keq, humbin jetën 14 persona

14 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror pas motit të keq në pjesën braziliane të Amazonës të shtunën.

Avioni privat kishte kryer pjesën më të madhe të udhëtimit të tij 400 kilometra nga Manaus drejt Barcelos, qytet pranë të cilit u rrëzua.

Sipas zyrtarëve brazilianë të gjithë personat në bord, 12 pasagjerë dhe 2 anëtarë ekuipazhi ndërruan jetë pas përplasjes.

Sakaq, një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sekretari i Sigurisë së Shtetit të Amazonas, Vinicius Almeida tha se informacionet fillestare sugjeronin se avioni u rrëzua pasi doli nga pista kur zbriti në Barcelos gjatë shiut të dendur.


Shtuar 17.09.2023 19:04