Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, ARRSH: Nyja lidhëse në Papër do të ndërtohet në një fazë të dytë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar përmes një reagimi në “Facebook” situatën lidhur me mungesën e një hyrje-daljeje në Papër, përgjatë autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë.

Sipas ARRSH-së, projekti i kësaj vepre infrastrukturore përfshin ndërtimin e një nyjeje në Papër. Kjo ndërhyrje do të krijojë lidhjen e zonës së Papërit, Cërrikut dhe territoreve përreth me autostradën.

Të lidhura

None found

Autoriteti bën të ditur se nyja nuk është pjesë e kontratave që ndodhen aktualisht në zbatim. Realizimi i saj është parashikuar në një fazë të mëtejshme, në përputhje me planifikimin dhe vijimin e projektit.

ARRSH deklaron se do të vijojë të informojë në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente publikun për ecurinë e projekteve infrastrukturore, duke theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe të verifikuara për çështjet me interes publik.

Institucioni shprehet se mbetet në dispozicion për çdo informacion shtesë mbi projektin dhe punimet, ndërsa falënderon qytetarët për mirëkuptimin.


matbetJojobetJojobetHoliganbetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetkralbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomzbahis girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom