Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë për rritjen e çmimit të bukës, Ahmetaj: Kam besim te ta, janë profesionistë

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Financave, zv.kryeministri Arben Ahmetaj u pyet se çfarë mendonte për mosgjobitjen e kompanive nga Autoriteti i Konkurrencës për rritjen e çmimit të bukës.

Ahmetaj u përgjigj duke thënë se, ka besim te Autoriteti i Konkurrencës dhe se sipas tij ata janë profesionistë.

Pyetje: Kur do të bëhen aktive ndihmat që keni premtuar për turizmin dhe manifakturën? Evazioni, çfarë po ndodh sepse ka biznese që nuk lëshojnë më as fatura? A po bëhen kontrolle? Çfarë mendimi keni për Autoritetin e Konkurrencës që nuk gjobiti rritjen e çmimit të bukës?

Ahmetaj: Të gjitha ministritë po formatojnë një dokument reformash. Një pjesë e tyre do të përshkallëzohen. Me buxhetin e ri do të kemi dhe një pjesë të premtimeve. Graduale, ashtu siç e kemi premtuar. Qoftë edhe për reformat e tjera. Është një gamë e tërë instrumentash dhe refomash që do të injektojnë mbështetje. Sa i përket pyetjes suaj të dytë, unë kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurencës, janë profesionistë. Janë ent i pavarur. Sa më përket mua vendimi që nuk ka marrëveshje dhe as monopol në tregun e miellit, praktikisht besoj që kanë hetuar dhe kanë votuar me përgjegjshmëri./albeu.com