Ahmetaj: Po flasim për hallet e qytetarëve, nuk do t’i lemë vetëm në këto ditë të vështira

Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar ditën e sotme gjatë fjalës së tij në parlament se qeveria në pushtet e ka përballuar më së miri krizën ekonomike.

Një krizë të cilën ai e quan boterore për shkak se ka prekur jo vetem Shqipërinë por edhe shtetet e tjera të cilat importonin mallra, energji dhe burime të tjera si nafta dhe gazi natyror.

Ahmetaj shprehet se qeveria ka vendosur mbrojtje ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël dhe se gjysmë milionë qytetarë  do t’ju jepet një shumë prej me 30 mijë lekë të vjetra.

Për sa i përket fermereve ai tha se janë gjithnjë në mbështetje të tyre duke i subvencionuar.

Në mbyllje të fjalës së tij ai shpreh mundësinë për të mbështetur shoqërinë duke i ofruar siguri në kohë të vështira.

“Emergjencën e qytetarëve ne e kemi trajtuar dhe po e trajtojmë në vazhdimësi. Si e kemi trajtuar? Para se invazioni rus të shkaktonte lëkundje ekonomike në të gjithë Europën, ne si qeveri vendosëm përballë valës së parë të çmimeve të energjisë, vendosëm mbrojtje totale ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël. Është shumë e rëndësishme jo vetëm për paratë, por ka të bëjë me një qasje të një qeverie ndaj halleve të qytetarëve dhe biznesit të vogël, por dhe ndaj atyre bizneseve të lidhura me tensionin e mesëm. Pra këta qytetarë nuk janë të vetëm përballë goditjes ekonomike. Me lëvizjet e çmimeve qoftë ato të naftës, qoftë ato të disa produkteve ushqimore, u gjykua që për 3 muajt e parë të ndihmohen mbi gjysmilionë qytetarë me 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk janë shumë, por edhe kjo është qasje ndaj qytetarëve. Me fermerët është e njëjta gjë, qasja dhe modeli jonë është në mbështetje të fermerit, u dyfishua shumë për subvencionin e fermerëve. Në vazhdimësi qeveria është e gatshme të bëjë për të përballuar krizën që nuk e dimë se sa do të vazhdojë. Çfarë vendos të bëjë kjo qeveri? Është një stil tjetër qeverisjeje. Kur sollëm këtu ligjin për bashkëbisedim me qytetarët ju e morët me shaka, sot që të dhënat dhe pjesëmarrja është rekord mbi 500 mijë qytetarë që kanë thënë qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme për të gjitha fushat e jetës, një shumicë qytetarësh kanë mbështetur jo vetëm qasjen e re, por edhe disa pyetje që do formatojnë politikat tona në vazhdim, që nga Ballkani i Hapur, që ka të bëjë një qasje të hapur që ta bëjë ekonominë dhe zonën tonë më atraktive. Kur flasim për hallet e qytetarëve, këto janë hallet e qytetarëve, tek mundësia për ti mbështetur në krizën e paprecedentë apo për ti ofruar siguri në kohë të vështira”, u shpreh Ahmetaj./albeu.com