Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar fikjen e dritave në mbarë qytetin si një masë sigurie “parandaluese”, më pak se një ditë pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit.
I gjithë ndriçimi i rrugëve dhe ndërtesave do të fiket në orën 23:00. sipas kohës lokale, thuhet në një postim në Facebook nga autoriteti rajonal i Lviv.
Ai udhëzoi familjet të ndiqnin urdhrin dhe u kërkoi njerëzve të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.
“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në postimin në Facebook. “Do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tonë”.
Lviv pret një numër ambasadash dhe konsullatash që u zhvendosën nga Kievi javët e fundit për shkak të sigurisë relative të qytetit perëndimor të Ukrainës.
Kujtojmë se sot në mëngjes, Rusia sulmoi tre lokacione në rajon, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në qytet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.