Njëqind e nëntë fëmijë të vrarë që nga pushtimi rus, në Lviv vendosen 109 karroca bosh (FOTO LAJM)

Njëqind e nëntë karroca bosh u vendosën në sheshin kryesor në Lviv në kujtim të 109 fëmijëve ukrainas të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, tha:

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë të rriturve në mbarë botën të qëndrojnë si një mburojë e vetme për të mbrojtur fëmijët ukrainas dhe për t’u dhënë atyre të ardhmen.

Nxitni qeveritë e vendeve të tjera të mbyllin qiellin mbi Ukrainë .”