Sot ka dalë para gjykate autori i vrasjes së ndodhur të mërkurën vonë në Lushnjë. Sokol Shani, i cili pas një konflikti në lokal vrau bashkëfashatrin e tij Rako Qorri dhe la të plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Shani ka pranuar akuzën e vrasjes dhe ka theksuar se e ka kryer aktin në gjendje të dehur, duke kërkuar më tej gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi burg pa afat për autorin e ngjarjes./albeu.com