Paraditen e kësaj të marte është grabitur institucioni financiar Kredo.al në Peshkopi. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një person i maskuar me kapuç, me thikë në dorë ka hyrë në ambientet e brendshme dhe ka marrë një shumë parash. Më pas autori është larguar.
Menjëherë janë njoftuar shërbimet e policisë, por nuk është bërë e mundur kapja e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të fiksuar çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu mësohet se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit./albeu.com