Një 44-vjeçar shqiptar është arresuar në Itali, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve të kryera në Brescia.
Sipas mediave italiane autoritetet kishin identifikuar ditët e fundit makinën me të cilën disa persona kishin kryer grabitje në territoret e Valle Camonica, Val Trompia dhe Franciacorta.
Policia nisi menjëherë kontrollet për të identifikuar autorët.
Ndërkohë, gjatë momentit të ndalimit shqiptari ka tentuar të arratiset, por u ndalua në kohë nga policia.
/albeu.com