Autobusi përfundon brenda dyqanit në Londër, 19 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Londër.

Një autobus është përplasur me një dyqan në lindje të qytetit.

Nga aksidenti janë lënduar të paktën 19 persona. I lënduar ka mbetur edhe shoferi, i cili ka shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve.

Një zëdhënës i ambulancës në Londër tha se pesë persona ishin dërguar në spital, dy të rritur dhe tre fëmijë.

Autobusi është përplasur me godinën ku ndodhet nënstacioni elektrik në Selëyn Avenue. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarve.

Shkolla Highams Park tha se disa nga nxënësit e saj ishin në autobus në momentin e përplasjes.

Pronari i një kafeneje lokale që ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve tha se disa nxënës ishin në mesin e të plagosurve të cilët ishin “të frikësuar dhe kanë qarë”.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/

Shtuar 26.01.2022 08:45