Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në marshime nëpër Australi, duke protestuar kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave në vend.
Protesta është quajtur Drejtësia e 4 Marsit , kjo protestë u formua mesditën e së hënës duke përfshirë kryeqytetet kryesore të Canberra, Sidnei dhe Melburn, si dhe qytete më të vogla të vendit.
Ata u nxitën nga një valë e fundit e akuzave për sulm seksual, përqendruar rreth parlamentit të Australisë. Protestat u organizuan një javë më parë, pasi Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter zbuloi se ai ishte subjekt i një pretendimi për përdhunim të vitit 1988 – të cilin ai e mohon.
Një rast i veçantë është ai i Brittany Higgins, një ish-këshilltare politike e cila rrëfeu se në shkurt se ajo ishte përdhunuar në një zyrë të një ministri në 2019 – gjithashtu ky rast ka nxitur zemërimin e publikut.
Zonja Higgins u foli të hënën mijëra protestuesve jashtë Shtëpisë së Parlamentit, duke thënë: “Ka një pranim të tmerrshëm shoqëror të dhunës seksuale të përjetuar nga gratë në Australi”. “Historia ime ishte në faqen e parë për të vetmen arsye se ishte një kujtesë e dhimbshme për gratë ,që nëse mund të ndodhë në Shtëpinë e Parlamentit, mund të ndodhë vërtet kudo.” u shpreh ajo./albeu.com