Australia bën “revolucion”, gati të hedhë në treg vaksinën kundër të gjithave varianteve të Covid

Një vaksinë që lufton të gjitha variantet e Covid 19 është duke u prodhuar momentalisht në Australi.

Vaksina pritet të jetë mjaft efikase jo vetëm kundër varianteve aktuale të virusit, por edhe kundër atyre të ardhshme.

Ajo do të jetë e aftë të aktivizojë antitrupa që neutralizojnë pjesën e pandryshueshme të proteinës spike të SARS Cov-2, është projekti për të cilin po punojnë shkencëtarët e Garvan Institute në Sidney.

Shkencëtarët kanë testuar imunizime të ndryshme tek minjtë e laboratorit. Objektivi është prodhimi i antitrupave të cilët synojnë një rajon të proteinës spike të quajtur “rajoni i klasës 4 epitope “, që nuk varion gjenetikisht mes cepave të koronavirusit dhe që ka më pak aftësi për të ndryshuar në të ardhmen.

Duke identifikuar këto antitrupa, shkencëtarët kanë mundur të zhvillojnë një strategji vaksinimi, që do të qëndrojë efikase dhe për variante të ardhshme të virusit. Sipas tyre vaksinat aktuale kryejnë një punë shumë të mirë për të mbajtur personat jashtë spitaleve dhe për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjithsesi antitrupat e prodhuar nga vaksinat aktuale i drejtohen një pjese të virusit, e cila mund të ndryshojë shumë lehtë; dhe në këtë mënyrë redukton efikasitetin me të cilin antitrupat e drejtuar kundër asaj pjese të virusit, mund ta bllokojë.

Në këtë projekt janë analizuar mijëra e mijëra antitrupa, shumë prej tyre në detaje, për t’u përqendruar tek antitrupat që veprojnë në pjesën e pandryshueshme për të cilën virusi ka nevojë për të infektuar./albeu.com/