Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me thikë që rezultoi në plagosjen e deri në katër personave, sipas raportimeve fillestare.

Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa qendra tregtare u bllokua nga forca të forta policie.

Sipas mediave australiane, një person është arrestuar tashmë si i dyshuar për sulmin, ndërsa autoritetet janë duke kërkuar dy persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa policia nuk ka konfirmuar nëse ky ishte një sulm i synuar apo i rastësishëm.


Shtuar 25.05.2025 09:56