Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, Hoxha: Ngjarje me sfond të pastër politik

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me atentatin e kryer ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe zhvillimet e fundit rreth kësaj ngjarjeje.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, Hoxha tha se ngjarja ka një profil të pastër politik dhe ka ndryshuar gjithë skenën e botës së krimit në Durrës.

Sipas tij kjo ngjarje ka lidhje edhe me jetën politike e ekonomike të qytetit bregdetar, teksa tregoi më tej se lidhjet shkojnë deri të fushata zgjedhore.

“E kam thënë që kur ka ndodhur atentati se kjo ngjarje ka prishur shumë ekuilibra në Durrës dhe nga ky moment do fillojë një betejë e madhe me pasojë të rënda. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe në Durrës ka ndryshuar krejt skena e botës së krimit, nuk janë më ata që ishin dhe kanë ardhur të tjerë. Porti kontrollohet nga persona të tjerë.

 

 

Në atentatin ku u plagos “Rrumi” i Shijakut dhe ish-prokurori ishte përgjigje e një atentati të mëparshëm. Këto ngjarje kanë lidhje edhe me jetën politike e ekonomike të qytetit të Durrësit, duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore. Para se të goditej prokurori u deklarua se ai ishte bërë palë me krimin. Në dosje bashkë me prokurorin u gjet një personazh i botës së krimit dhe një numër i madh dosjesh në lidhje me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Kjo është një ngjarje me profil të pastër politik. Janë një seri ngjarjesh për atë që ka ndodhur në Durrës, nuk mjafton vetëm atentati ndaj prokurorit”, tha Hoxha. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 18:23