Autoritetet hetuese të Brukselit janë në kërkim të pamjeve të atentatit ndaj Erion Hasanbellit, më 11 qershor në Bulevardin Adolphe Max në Bruksel, pranë hotelit NH. 43-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash dhe në të pasme, e aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërsa i dyshuari kryesor u arrestua në Vjenë disa ditë më pas.
Mediat belge raportojnë se hetuesit kanë gjetur ‘prova’ nga imazhet për ngjarjen.
“Megjithatë, hetuesit duan të marrin të gjitha fotot dhe videot e bëra në vendin e ngjarjes ose ofër, të cilat mund të jenë publikuar edhe në rrjetet sociale Kushdo që ka imazhe ose informacion mbi faktet mund të kontaktojë hetuesit nëpërmjet formularit të raportit në faqen e internetit të policisë federale, ose përmes numrit falas 0800/30300. Diskrecioni është i garantuar.”
Pas atentatit gjyqtari i çështjes në Bruksel lëshoi një urdhër arresti evropian dhe ndërkombëtar ndaj 45-vjeçarit Kasandër Noga. Të hënën, më 13 qershor, policia austriake arrestoi Nogën në një pallat në lagjen Donaustadt të Vjenës. E gjithë saga e konflikteve mes këtyre dy personave nisi kur Noga bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.
Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit./albeu.com