Si kurrë më parë, Majlinda Bregu duke kërcyer rrugëve të Napolit (VIDEO)

Majlinda Bregu është një nga gratë e njohura më të zonja në vend dhe po ashtu njihet si një ikonë për stilin e saj të veshjes.

Së fundmi, ajo së bashku me mikeshën e saj, Zefina Hasani kanë vizituar bashkë Napolin, në Itali.

Shëtitjeve në rrugicat e këtij qytetit të njohur, Bregu nuk ka mundur t’u rezistojë pa kërcyer “Tarantella Napoletana”, një kompozim popullor italian shumë i njohur.

Kujtojmë se Majlinda Bregu javën e fundit u përfol si kandidate e mundshme për presidente. Ajo aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). /albeu.com

 

 

Shtuar 22.06.2022 20:30