Atentati ndaj Alban Bruçit në Shkodër, kush është Bajram Çerkoja i shpallur në kërkim?

Detaje të reja kanë dal nga ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të makinës së Alban Bruçit, i cili fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.

Policia ka shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku.

Ndërkohë Bajram Çekorja rezulton i dënuar në vitin 2019, për kultivim bimësh narkotike. Ai u kap bashkë me Barush Bregun i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal në Shkodër.


Shtuar 27.08.2022 22:01