Foto nga vendngjarja
Detaje të reja zbardhen në lidhje me atentatin mafioz në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramzan Sino dhe i plagosur i biri, Alvi Bejtja (dajë e nip).
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 15 minuta pas mesnate, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42 vjeçarit Gentian Bejtja.
Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Por në zonë nuk ka kamera sigurie pasi janë hequr në kuadër të operacionit të policisë “Fijet”.
Burime bëjnë me dije se Gentianit dhe familjarëve të tij u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së 42-vjeçarit, është qëlluar me breshëri plumbash.
Pas plumbave autorët u larguan nga vedngjarja. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.
Kjo është hera e tretë që Gentian Bejtja i shpëton atentatit.
Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.
Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.
Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt./albeu.com/