Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj ka kërkuar nëpërmjet avokatit që t’i kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Kjo për shkak se gjykata ia hoqi me arsyen se ai nuk ka treguar për disa ngjarje për të cilën ai ka qenë autor apo bashkëpunëtor.
Të lidhura
None found
Ai i ka treguar gjykatës se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se cdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.
Hoxha u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri.
