Atentat në Vlorë, raportohet për viktima, gjendet një makinë e djegur

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, ku raportohet se ka viktima. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradë teksa është shtënë me armë zjarri ndaj një makine.

Makina është qëlluar gjatë kohës që ka qenë në ecje dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Një makinë e djegur është gjendur në Frakull Fier. Dyshohet e autoreve të ngjarjes në Vlorë.

Ende nuk bëhen me dije detaje të reja rreth ngjarjes, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga policia. Kujtojmë se kjo është e disata ngjarje kriminale në vend brenda 2 ditëve të fundit.


Shtuar 18.08.2022 10:09