Atentat ndaj 40-vjeçarit shqiptar në Itali, dërgohet i plagosur në spital! Mediat: Është emër i njohur për policinë

Një 40-vjeçar shqiptar ka qenë shënjestra e një atentati mbrëmjen e djeshme në zonën e Accerras në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari shqiptar ëhstë qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.


Shtuar 19.11.2023 13:51