Atdheu harron kërcënimet nga Dubai, shfaqet bashkë me Sarën në klub (FOTO LAJM)

Para se të largohej përfundimisht nga Për’puthen, Atdheu zbuloi se kishte marrë kërcënime nga disa njerëz, që sipas tij kanë lidhje me Sarën.

Atdheu tha se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai, meshkuj të cilët i thoshin t’i qëndronte larg Sarës. Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.

Pikërisht këto ngjarje u bënë shkak që Sara dhe Atdheu të dukeshin si armiq të njëri-tjetrit. Mirëpo në realitet gjërat mes tyre janë krejt ndryshe dhe madje Atdheu nuk ka frikë të ulet në të njëjtën tavolinë me vajzën për të cilën ka marrë kërcënime.

Së fundmi ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi ka ndarë në Instagram një video në të cilën shihet në një lokal me Atdheun. Në një moment në video shfaqet dhe Sara, e cila më vonë ka publikuar dhe vetë video nga i njëjti vend me dy djemtë. Përkrah Sarës shihet dhe Andi dhe ata duket së të katërt kanë qëndruar bashkë në një tavolinë.

Ky fakt ju ka bërë përshtypje të gjithëve, duke pasur parasysh përplasjet që të gjithë ata kanë pasur me njëri-tjetrin.

 


Shtuar 4.04.2021 15:30