Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.760 teste, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë konfirmuar në Shkup-2 dhe Tetovë-2.
Fatmirësisht sot janë regjistruar 6 pacientë të shëruar nga coronavirusi dhe asnjë humbje jete.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 155.710, numri i pacientëve të shëruar është 150.073, numri i vdekjeve është 5.486, ndërsa numri i rasteve aktive është 151.