Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdekje.
Ministria e Shëndetësisë njofton se, janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812. Në total numri i rasteve aktive është 745.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës. Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.