Një 30-vjeçare është larguar nga banesa prej dy ditësh në Berat dhe ende nuk është kthyer.
Ka qenë nëna e saj që ka bërë kallëzim në polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së resë
“Më datë 03.05.2023, në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja N. R., 61 vjeçe, se më datë 02.05.2023, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. A., 30 vjeçe. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për gjetjen e 30-vjeçares”, njofton policia.