Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, pas tre ditësh në qendrën tregtare del ende tym (FOTO LAJM)

Ende nuk ka asnjë gjurmë për të riun i cili dyshohet se ka mbetur brenda një magazine në një qëndër tregtare në Tiranë.

Sic mund t’a shihni në foto, zjarrfikësit janë ende në vendngjarje ndërsa gjithandej në hyrje daljet e parkingut del tym.

Fatkeqësisht dyshohet se brenda në magazinë ka mbetur 33-vjeçari, Arjan Sala.

Raportohet se janë hapur tunele ajri, në mënyrë që të ulet temperatura. Ekspertët zjarrfikës thanë një ditë më parë, se temperatura e lartë rrezikon edhe strukturën e godinës. /albeu.com/